Arrestohen një djalë e një vajzë, falsifikonin dokumente për të marrë kredi

Shares

Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohet se falsifikonin kartat e identitetit për të përfituar kredi.

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar Ergys Çekani, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Miranda Dashhana, 23 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ndalimi i këtyre dy personave është bërë pasi këta dy persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë falsifikuar disa dokumente identiteti, ku me anë të këtij falsifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar.

Kredi të cilat shkojnë në shumën monetare prej 700.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Dokumente për aplikim Kredie. Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm Dy aparate telefonik celular.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për akuzën e :Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...