Zjarri po djeg pyllin e Priskes, Presidenti alarmon qeverine

Shares

Jo shume metra nga vila e Kryeministrit Rama ka rene nje zjarr i madh qe mund te demtoje edhe me pyllin e Priskes.

Presidenti Meta ka kerkuar perfshirjen e qeverise dhe te ministrise se Mbrojtjes.

”Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.

U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore”, deklaron Meta.

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3343694002343516/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...