Princesha saudite e urdhëron piktorin t’ia puthë këmbët, pastaj i thotë truprojës ‘vrite këtë qen’

Shares

Një princeshë nga Arabia Saudite e ka detyruar një piktor dhe dekorator që t’ia puthë asaj këmbët brenda një banese luksoze në Paris, para se ta urdhëronte truprojën e vet: “Duhet ta vrasësh këtë qen, s’e meriton të jetojë.”

Raportohet se princesha multimilionere e sulmoi personin e paidentifikuar në kryeqytetin francez në fillim të kësaj vere, shkruan DailyMail.com.
Personi i paidentifikuar kishte shkuar në banesën e princeshës për t’i kryer disa punë dekorative.  Por, siç duket princesha nuk ishte e lumtur me punën e tij, e cila thuhet se ka lidhje me mbretin e ndier Khalid bin Abdulaziz Al Saud.

Ajo e kishte parë atë duke bërë fotografi me telefonin e vet mençur – diçka që dekoratorët e bëjnë në mënyrë rutinore ditët e sotme – dhe e ka akuzuar se do t’i shiste ato. Më pas, ajo e ka urdhëruar truprojën e vet që ta rrahë atë, t’ia lidhë duart dhe këmbët, dhe pastaj ta detyrojë që t’ia puthë asaj këmbët. Sipas Le Point, ajo kishte thënë: “Duhet ta vrasësh këtë qen, ai nuk e meriton të jetojë.” Raportohet se ky incident është raportuar edhe në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...