Ndodh në Fier, e mitura denoncon babain në polici: Më ka ngacmuar seksualisht

Shares

Një tjetër ngjarje e rëndë vjen nga qyteti i Fierit. Një 14-vjeçare ka denoncuar në polici babain e saj, se e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyre të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Vajza e mitur ka shkuar në polici së bashku me nënën. Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim 45-vjeçari A. Xh.

Policia nuk jep shumë detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa thekson se hetimet janë në vazhdim.
Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë dy akuza: “Dhunë në familje” dhe “Vepra të turpshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...