Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 28 vite burg për Saimir Kalën, i akuzuar për dy grabitje me armë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. 32vjeçari Kala është arrestuar si pjesë e grupit të “Babagjyshave” të cilët kryen grabitjen e një qendre tregtare në Tiranë. Grabitja spektakolare u krye nga Kala dhe disa persona të tjerë në prag të festave të ndërrimit të vitit, ku të gjithë autorët ishin veshur me uniformën e babagjyshit të vitit të ri dhe në duar mbanin armë kallashnikov. Nga gjykimi i shkurtuar, 32vjeçari do të përfitojë ulje duke u dënuar përfundimisht me 18 vite e 8 muaj burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












