Deputetët e listës ende të paqartë për pragun në zgjedhje, tjetër gjë...

Deputetët e listës ende të paqartë për pragun në zgjedhje, tjetër gjë propozojnë sot

41
0
Shares

Deputetët e listës në parlament kanë sjellë sot një prpozim të ri në lidhje me pragun dhe koalicionet gjatë fushatës zgjedhore.

Propozimi u paraqit në komsionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit.

Deputeti Lita tha se pragu 5 % dhe ndalimi i koalicioneve nuk është demokratik. Pragu duhet të zbresë nga 5% në 2%. Propozimi i tij u mbështet edhe nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Më herët deputetët e listës propozuan rritjen e pragut nga 3% në 5 %.

Në lidhje me këtë Klotilda Ferhati nga PS deklaroi se pragu 2% i duket i ulët, por kjo duhej diskutuar.

“Morëm një propozim tjetër në fillim. Të ulemi të gjithë bashkë si relatorë dhe ekspertë t’i diskutojmë pse mbërritëm në këtë shifër dhe jo në një tjetër. Të mblidhemi të 4 relatorët dhe t ja paraqesim me shkrim formulën finale anëtarëve të komisionit“, tha ajo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY