Rekord shifrash/Brataj përsërit thirrjen: Urgjent zbatoni 4 rregullat kryesore

Rekord shifrash/Brataj përsërit thirrjen: Urgjent zbatoni 4 rregullat kryesore

225
0
Shares

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj apelon qytetaret kudo që ndodhen, për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Nisur nga shifra e lartë me 90 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ai deklaron se jeta është e shtrenjtë, prandaj askush nuk duhet të lejojë që të kërcënohet nga një pandemi. Brataj përsërit edhe një herë katër rregullat  bazike, të cilat të gjithë duhet t’i kenë parasysh.

Kujtojmë që sot në vendin tonë u shënua një rekord i zi, pasi u rregjistrua numri  më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me 3 të vdekur dhe 90 raste të prekura.

MESAZHI I BRATAJT

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

  1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
    2. Mbaj distancën 1.5 metër
    3. Zbato rregullat e higjenës
    4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY