Një aksident tragjik ka ndhodhur në itali ku një shtetas shqiptarë ka mbetur i vdekur pas një gjesti heroik. 79 vjeçari shqiptar në Padova mbrëmjen e djeshme teksa ka parë se drejt tij po vinte me shpejtësi një makinë, ka vendosur që të shtyjë karrocën ku po flinte mbesa e tij vetëm 2 vjeçe dhe ka mbetur vetë në mes të rrugës, duke humbur jetën nga përplasja me mjetin. Gjest ky që ka prekur zemrat e mijëra njerëzve ka ndodhur në syrin e qindra banorëve.
Shqiptari i cili mbeti i vdekur në këtë aksident është identifikuar si 79-vjeçario Novruz Hasa, ndërsa mbesa e tij 2 vjeçe, Ilesia është transportuar në spitalin e Padovës. Si çdo natë gjyshi i vogëlushes ishte duke bërë xhiron e zakonshme në rrugën “Caltana”. Ishte ora 20:00, kur Novruz Hasa ka mbetur i vdekur në aksidentin tragjik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/