Pak orë para fillimisht të ndeshjes së shumëpritur nga shqiptarët, ajo mes kombëtares shqiptare dhe asaj të Spanjës policia ka kontrolluar stadiumin dhe ka bërë njoftimin e saj zyrtar në lidhje me rregullat paraprake që tifozët duhet të zbatojnë para së të hyjnë në stadium.
Siç policia lajmëron, të gjithë tifozët duhet të pajisen me mjet identifikimi si dhe biletë. Ata gjithashtu duhet të shmangin mbajtjen me vetë të borive, shisheve, fishekzjarrë, monedhave apo sendeve metalike, pra çdo gjë që do të bëhej shkak për bllokimin e mbarëvajtjes së ndeshjes. Ndër të tjera policia njofton se mbrëmjen e sotme në gatishmëri do të jenë 1280 forca të policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë. Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit. Drejtori i FLO Niko Brahimaj ka bërë instruktazhin e forcave FLO. (Forcat levizese operacionale). Si dhe Drejtori i Rendit Publik Gjovalin Loka ka bërë instruktazhin e Policisë së Rendit. U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen antieksploziv. Përfundoi takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












