https://www.facebook.com/543904035697566/posts/3064485053639439/?d=n
Amnistia Fiskale një Lavatriçe e Madhe e Pastrimit të Parave, deklaroi ish deputetja Jorida Tabaku fill pasi Edi Rama shpjegoi se do te implementohej amnistia per parate e padeklaruara.
Deklarata e Tabakut:
Gënjeshtarët nuk pyesin në jemi në mes të pandemisë, nëse bizneset janë të mbyllura, nëse shqiptarët janë të papunë dhe u mungon e ardhura bazë. Madje gënjeshtarët nuk e kanë problem edhe kur i premtojnë FMN-së se do ta rishohin strategjinë e Amnistisë Fiskale, siç edhe tanimë FMN ka publikuar në raportin e saj. Jo! Ata vazhdojnë të vjedhin taksat e shqiptarëve, vazhdojnë të ndjekin rrugën e shkatërrimit duke ligjëruar Lavatriçen e Madhe të pastrimit të parave.
Për 7 vjet me radhë miqtë e Ramës, oligarkët, kanë vjedhur pasuritë publike dhe private të shqiptarëve. Aq shumë është vjedhur saqë nuk kishin as parà në buxhet për qentë e shpëtimit (kur ra tërmeti) dhe as fonde për paketën ekonomike në kohën e pandemisë. Dhe tani, mes gjithë kësaj batërdie dhe hajdutërie, si një gënjeshtar tipik që pëlqen të luajë me liritë ndërsa vjedh paratë e shqiptarëve merr një nisëm tjetër.
Gënjeshtarët, duan të bëjnë Amnistinë Fiskale për të inkriminuarit pikërisht atëherë kur vendi është i përfshirë në listën gri të MONEYVAL. Kur BE ka përcaktuar që një nga parakushtet e Shqipërisë është edhe dalja nga kjo listë dhe lufta ndaj Pastrimit të Parave. Pak rëndësi ka për gënjeshtarët e ardhmja apo xhepi i shqiptarëve. Rëndësi ka që i gjithë pushteti i fituar përmes blerjes së votave, përmes të inkriminuarve që kërkojnë pjesën e tyre të vazhdojë të jetojë me çdo kusht.
Kështu në 7 vjet me radhë, Rama ka vrarë ekonominë ngadalë, ditë pas dite duke rrjepur pak e nga pak lëkurën e shqiptarëve. Duke i gënjyer edhe duke i kërcënuar. Me shpresën se kështu do të jetojë pafundësisht. Shqiptarët nuk e i vlerësojnë ata që përdorin çdo marifet për të futur duart në xhepin e tyre të varfëruar për t’i vjedhur dhe ato pak që kanë kursyer. E pasi të bëjë këtë të gjejë dhe një mënyrë për të kënaqur të inkriminuarit që ka në ushtri duke ua pastruar paratë. Në një anë vjedh taksat e shqiptarëve dhe në krahun tjetër pastron paratë e të inkriminuarve.
Sa më shumë thellohet kjo pandemi aq më shumë shqiptarët e kuptojmë se sh
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












