Urdhri i kryetarit: Banoret e Policanit, 2 jave te mbyllur ne shtepi

Urdhri i kryetarit: Banoret e Policanit, 2 jave te mbyllur ne shtepi

46
0
Shares

Kryetari i bashkise se Policanit ka urdheruar mbylljen ne shtepi per 15 dite te te gjithe banoreve pasi u konfirmua rastini parë me koronavirusi.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, bashkia bën me dije se banorët duhet të bëjnë furnizime, pasi për 2 javë rresht do të qëndrojnë të izoluar.

Pak dite me pare me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Adriatik Zotkaj, në hyrje të qytetit u vendos një tra, ku hyrje-daljet mbikëqyrshin nga policia.

‘Qytetarë të Poliçanit, Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!
Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!
Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë?
Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY