ELBASAN/ Pronari i restorantit i infektuar me covid 19, lidhjet e tij...

ELBASAN/ Pronari i restorantit i infektuar me covid 19, lidhjet e tij epidemiologjike

166
0
Shares

Kete mbremje eshte konfirmuar pozitiv me koronavirus një tjetër person në Elbasan, pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit.

46 vjecari ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo COVID-2.

Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjia rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet.

Sipas hetimeve të mjekëve kjo ndoshta është vatra më e madhe e konfirmuar e perhapjes se infeksionit në këtë qytet, pasi dyshohet se një pjesë e madhe e të infektuarve kanë qarkulluar në këtë restorant.

Reporteti i abcnews.al bën me dije se në po të njëjtin ambjent është infektuar edhe kasapi që furnizonte me mish restorantin, i cili më pas ka infektuar edhe bashkëshoten e tij, e cila që është konfirmuar pozitive me Covid 19 një ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se këtë të hënë janë marrë tamponët 12 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja dhe qe kane lidhje me kete vater infeksioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY