Thyhen rregullat nga policia, arrestohen dy persona në Mirditë

Thyhen rregullat nga policia, arrestohen dy persona në Mirditë

104
0
Shares

Policia Rrugore e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi nuk janë bindur urdhrit për të ndaluar.

Në pranga janë vënë një drejtues mjeti dhe pasagjerin që udhëtonte me të.

Shoferi me pasagjerin kanë kundërshtuar ndalimin duke reaguar me dhunë kundrejt një polici, pasi u është kërkuar që të shoqërohen në ambientet e policisë.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit” njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY