Ish deputetët e PD rrëfejnë dramën e tërmetit: Historia e Sadije Kajës në plazh dhe ajo e Nikë Prendit në Kombinat

Shares

Ish-deputetit Luçiano Boçi publikon historinë e Sadijes në Durrës: Drama e nje nene me femije paraplegjik, e vraktisur ba asnje ndihme

COPËZA DRAME

Rasti dramatik i Sadije Kajës në zonën e plazhit, i kalon kufijtë e fantazisë.

Me bashkëshortin e larguar nga kjo jetë  vite me parë dhe me djalin paraplegjik, ajo nuk di tashmë ku të fusë kokën.

Tërmeti e ka nxjerrë jashtë shtëpisë së blerë me borxhe, në një prej pallateve të dëmtuara rëndë në zonën e plazhit, e askush nga pushteti nuk i ka ofruar zgjidhje.

Mes lotësh tregon dramën e vet dhe foton e të birit, i cili ka nevojë për ambient të dedikuar e kujdes permanent.

Sadija kërkon që gjendja e saj të bëhet publike, me shpresë që shteti i kalbur i Ramës të vihet në lëvizje.

Ndërkohë afër saj, deputeti i PS Sadri Abazi i patrazuar, hiqte katet shtesë të Hotelit luksoz për të fshehur krimin ndërtimor.

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2480963098814195/

N/kryetari i PD, Edmond Spaho denoncon rastin nga Misto Mame në Tiranë: Historia e familjes  që nga harresa e bashkisë, po jeton në mes të ftohtit në barakë me dërrasa

Rasti I familjes së Nike Prendit:

Kjo eshte familja e Nike Prendit ne nje nga lagjet e Misto Mames ne Kombinat.

Shtepia e Nikes eshte goditur rende nga termeti i 21 Shtatorit dhe u be e pabanueshme nga goditja e dyte e termetit te 26 Nëntorit.  

https://www.facebook.com/442305982603609/videos/3562637290420673/

Deri me sot askush nga autoritetet shteterore nuk eshte bere i gjalle per hallet e kesaj familje. As cader ku te fusin koken, as ndihma ushqimore apo veshembathje, thjesht i eshte komunikuar qe dosja e tyre eshte percjelle tek emergjencat civile per demshperblim.

Me lot ne sy tregonte nje barake prej derrasash te vjetra ne te cilen tashme do kaloje dimrin e ftohte me familjen e tij. Gjendja ne kete familje eshte e trishtueshme, skamja dhe varferia jane me teprice.

Indiferentizmi e neglizhenca deri ne papergjegjshmeri e shtetit ka bere qe ata te humbin besimin qe organizmat pergjegjese do i mbeshtesin per strehim dhe nevoja te tjera. Le te vleje kjo thirrje si sinjal per drejtuesit e Njesise 6 dhe te Bashkise Tirane qe ti zgjidhin hallin per strehim kesaj familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...