Gazetari holandez tregon ngërçin/ Pse Holanda nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë

Shares

Gazetari nga Holanda, Vincent Van Gerven Oei, në një lidhje telefonike për emisionin “Tempora” në Ora News, është shprehur se,  parlamenti i Holandës ka një mocion në fuqi, i cili pengon qeverinë e Amsterdamit të hapë negociatat me Shqipërinë.

Sipas gazetarit,  së fundmi qeveria po tenton të injorojë këtë mocion,  por një gjë e tillë është gati e pamundur pasi qeveria është pakicë në Senat.

“Parlamenti ka adaptuar një mocion që thotë që qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë. Qeveria ka mundësi në momentet e fundit të injorojë këtë mocion, por problemi është që për momentin qeveria është në pakicë në Senat dhe nuk jemi të sigurtë nëse ata e mendojnë të arsyeshme të sakrifikojnë mbështetjen e tyre në Senat për këtë arsye”, u shpreh gazetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...