Pakoja e dyshimtë tek Unazë e Re, policia: Ndodheshin vetëm dy…

Pakoja e dyshimtë tek Unazë e Re, policia: Ndodheshin vetëm dy…

71
0
Shares

Në lidhje me pakon e konstatuar në anë të bordurës në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse policia informon se:

Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë shpërthimi i telekomanduar i pakos ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo pako është lënë qëllimisht në rrugë për të krijuar panik.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY