Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.
Takimi i diplomatit europian me Bashën vjen pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar.
Përfaqësia e PD nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.
Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/