Jo më duhan kudo, për ta shitur duhet pajisja me licencë të...

Jo më duhan kudo, për ta shitur duhet pajisja me licencë të veçantë

200
0
Shares

Së shpejti, një paketë cigare nuk do të mund ta blesh dot në çdo dyqan lagje, apo supermarket, apo lokal.

Ministria e Shëndetësisë me anë të një projektligji për ndryshimin e ligjit për duhanin, kërkon që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licence të veçantë. Qëllimi i këtij ndryshimi në ligjin “për mbrojtjen e shëndetit të nga produktet e duhanit” është kufizimi i numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend. Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak.

Në nenin 8 pas paragrafit të parë të shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruara të lajmërojnë Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, për çdo produkt të ri jo karakteristik që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme”.

“Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”.

Në nenin 11 pas fjalisë së parë të shtohen fjalime këtë përmbajtje: “Ndalohet shitja e paketave me 10 cigare ose më pak, si edhe e cigareve apo duhanit të dredhur, i cili, ka shije që fsheh atë origjinale si menthol, vanilje etj”.

Aktualisht produktet e duhanit shiten në të gjitha supermarketet, dyqanet e vogla, dyqanet e dedikuara, bare, restorante dhe lokale nate dhe në total përllogariten rreth 20 mijë pika formale të shitjes, por pesha që zë tregtia e paligjshme shitjet në rrugë apo tregje të hapura është e konsiderueshme, ku sipas operatorëve të tregut shkon deri në 40%.

Operatorët e tregut pohojnë se kufizimi i pikave të shitjes me anë të një ligji rrezikon rritjen e informalitetit në treg, duke aplikuar çmime më të lira për shkak të mungesës së taksave dhe duke futur në treg produkte të pakontrolluara. Nga ana tjetër ky draft mund të çojë dhe në monopolizimin e tregtimit të këtij produkti përmes kushteve që mund të vendosen për marrjen e kësaj licence./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY