LAJMI I FUNDIT/ Tentuan grabitjen e bankomatit, arrestohen 2 shtetas

LAJMI I FUNDIT/ Tentuan grabitjen e bankomatit, arrestohen 2 shtetas

67
0
Shares

Tentuan të vidhnin një bankomat të një filiali banke të nivelit të dytë, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër, arrestuan shtetasit: E.A., 31 vjeçl; F.L., 35 vjeç, banues në Bulqizë (të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”).

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta, tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re”, Bulqizë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 dhe 25 e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY