Gabime gjatë detyrës? Bushati: Do kem bërë shumë, pres kohën e reflektimit

Gabime gjatë detyrës? Bushati: Do kem bërë shumë, pres kohën e reflektimit

64
0
Shares

Ditmir Bushati pranon se mund të ketë bërë gabime, por i duhet një periudhë kohe për të kuptuar se ku.

Ministri ende në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme  iu përgjigj pyetjes së gazetarit gjatë takimit me homologun e tij hollandez Stef Blok sot paradite në Tiranë. Ai tha se duhet të ketë bërë më shumë se një gabim.

Në këto 5 vitet e fundit cila është gjëja që ju ndoshta keni bërë gabim, ose ndodnjë deklaratë që e keni bërë gabom dhe ndoshta do ta tërhiqnit nëse do të ktheheshit pas në kohë?

Ditmir Bushati: Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit nuk ka filluar dhe të garantoj që do të jetë i plotë”

Ditmir Bushati ndodhet ende në detyrë për shkak se presidenti nuk ka firmosur dekretimin e shkarkimit të tij.

Meta refuzoi kandidatin Genc Cakaj të propozuar nga kryeministri Rama për këtë post dhe ende nuk ka vendosur nëse do të dekretojë emrin e kryeministrit Rama si personi që mund të mbajë këtë detyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY