Arrestohet në Tiranë italiani me dy emra, i dënuar me 11 vite...

Arrestohet në Tiranë italiani me dy emra, i dënuar me 11 vite burg për mashtrim

138
0
Shares

Policia ka finalizuar një operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është kapur  dhe arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:

– Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY