Rezultonte i vjedhur në Greqi, sekuestrohet kamioni në Kakavijë

Shares

Policia në pikën kufitare të Kakavijës ka sekuestruar një kamion, pasi rezultonte se është vjedhur në Greqi. Policia bën me dije se kamioni i markes Mercedes Benz me targa ZHE4429 ishte shpallur në kërkim edhe nga Interpol. Automjeti po sillej ne Shqipëri nga S.B nga Tepelena.

Njoftimi i policisë:

Ne vijim te masave te ndermarra nga policia kufitare per goditjen e trafiqeve te paligjshme, sot rreth ores 15:00 ne hyrje te Republikes se Shqiperise si rezultat i kontrolleve te vazhdueshme nga punonjesit e ketik stacioni, u krye bllokimi i nje automjeti tip kamion, i markes Mercedes Benz me targa ZHE4429, pasi ky kamion ishte i vjedhur ne Greqi dhe i shpallur ne kerkim nga Interpoli, fakt i cili nuk eshte kapur nga punonjesit e doganes greke. Ky automjet po sillej ne shqiperi nga shtetasi S.B nga Tepelena.

Policia kifitare e Pikes Kalimit Kakavije mbetet e vendosur te luftoje cdo fenomen te trafiqeve te paligjshme dhe te vendos para drejtesise autoret.U krye bllokimi dhe sekuestrimi i mjetit ndersa autori eshte shoqeruar ne ambientet e DVP Gjirokaster per veprime te metejshme si i dyshuar per kryerjen e vepres penale “trafikim i mjeteve motorike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...