Autobusi merr përpara 5 makina, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Shares

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur këtë të premte në Kuopio të Finlandës.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se një autobus u përplas me pesë makina dhe më pas  ka rënë poshtë një ure.

Sipas policisë, dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit është humbja e kontrollit nga ana e shoferit të autobusit.

Tre  persona vdiqën në vend, ndërsa një tjetër rrugës për në spitalin Universitar të Kuopios, ku edhe u dërguan personat e plagosur./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...