FOTO/Ami dhe Ermali publikojnë foto nga pushimet, “thumbojnë” keq Bes Kallakun!

Shares

Ata janë një nga çiftet më të njohur të showbizit shqiptar dhe një fakt të tillë Ami dhe Ermali e tregojnë gjithnjë me çdo postim të tyre.

Këtë herë komediani ka publikuar në Instagram disa foto nga ditët e pushimit me Amin, ku të dy duken më të dashuruar se kurrë.

Shohim se Ami ende nuk i ka hequr plotësisht kilet e marra pas lindjes së Sias së vogël, megjithatë e shohim mjaft rrezellitëse dhe në formë në këtë foto me bashkëshortin e saj.

Por në fotot e publikuara nga plazhet e Francës, Ermali nuk ka harruar të postojë edhe një “kunj” për aktorin Bes Kallaku, pasi fotografitë i ka etiketuar sikur gjoja janë bërë në Bubq, fshatin e Besit në rrethinat e Fushë-Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...