Temperatuarat e ulëta që kanë përfshirë vendin këto ditë i kanë vënë në vështirësi fermerët e Myzeqesë. Në fshatin Goricaj të Divjakës, një nga zonat me sipërfaqen më të madhe të serave po vuan prishjen e prodhimeve.
Në pamundësi për të përballuar ngrohjen e serës, kultura e domates po shkulet nga fermerët që në fazat e para të mbjelljes. Ka edhe nga ata fermerë të cilëve iu është prishur prodhimi.
Ndërkohë, një tjetër problem i madh që ata kanë është ai i raujtjes së fidanëve të rinj pasi temperaturat nën zero i shkaktojnë dëme të mëdha këtyre bimëve.
Fermerët janë të detyruar të përdorin ngrohje artificiale, siç janë petrogazet, kaloriferët me energji elektrike dhe llampa. Edhe pse kostoja është shumë e lartë, ata janë të detyruar t’i përdorin këto metoda për të siguruar bimët për mbjelljet e reja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/