Sulm terrorist me furgon ne Gjermani, te vrare dhe te plagosur

Sulm terrorist me furgon ne Gjermani, te vrare dhe te plagosur

106
0
Shares

Një furgon ka hyrë në mes të turmës me njerëz në Munster,Gjermani duke shkaktuar një tragjedi.

BBC raporton se deri tani numërohen 3 të vdekur dhe 30 të plagosur është bilanci sipas një informacioni paraprak.

Dyshimet e para janë për një sulm terrorist. Nga informacionet paraprake autori i sulmit ka vrarë veten. Forca të shumta policie kanë blinduar zonën në qytetin gjerman.

Nga foto e publikuar nga Daily Mail duket që furgoni është futur me një shpejtësi në një lokal të mbushur me njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në Muesnter, 300 milje në perëndim të Berlinit.

“Ka të vdekur dhe të plagosur. Ju lutem shmangni zonat përqark, ne ndodhemi në vendngjarje,” shkruajti policia rajonale në Twitter.

Sipas gazetës gjermane Spiegel, autoritet dyshojnë se kemi të bëjmë me një sulm, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY