Konstituohet komisioni parlamentar për hetimin e Saimir Tahirit

Konstituohet komisioni parlamentar për hetimin e Saimir Tahirit

144
0
Shares

Konstituohet komisioni hetimor për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

Kryetari i këtij komisioni Edi Paloka hapi mbledhjen e komisionit.

“Çfare keni plan të hetoni?” ngriti pyetjen nënkryetarja Ermonela Felaj.

Kryetari i Komisionit Edi Paloka ka lexuar se cili ishte objekti i plotë i komisionit dhe rregullat që do të ndiqen.

Paloka tha se për shkak të materialeve sekrete që do të vihen në dispozicion, deputetë duhet të paraqiten për t’u pajisur me çertifikatë sigurie”. Po ashtu, kërkoi nga deputetët datën e re kur do të mblidhen për mbledhjen e radhës. Por kjo kërkesë ngjalli debate, pasi deputetët e PS thanë të mblidhen pas një jave, se kishin punë tjera. Paulin Ndreu theksoi se kishin impenjime të tjera.

Paloka e kundërshtoi propozimin e tyre, pasi iu duke absurd shtyrja me 1 javë e mbledhjes për një kontrollore rutinë, megjithatë, pasi dëgjoi deputetin Bashkim Fino, vendosi t’u jepte kohën e kërkuar duke premtuar se nuk do të lejonte që ky komision të përfundonte si të tjerët.

Mbledhja e radhës u caktua për të hënën e ardhshme në një orar që do të caktohej më vonë.

Punimet e komisionit do të zgjasin 6 muaj dhe Klotilda Ferhati  u zgjodh sekretare.

Më 15 mars parlamenti miratoi ngritjen e komisionit hetimor me objekt pune verifikimin e pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës. Një tjetër objekt do të jetë dhe verifikimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit ‘Habilaj’ të arrestuar në Itali.

Opozita akuzon se me këto veprime, si Kuvendi ashtu edhe Ministria kanë ndikuar në procesin hetimor

Përbërja e komisionit

Kryetari
Edi Paloka (PD)

Nënkryetari
Ermonela Felaj, (PS)

Anëtarë
Klotilda Ferhati, (PS)
Pjerin Ndreu, (PS)
Paulin Stërkaj, (PS)
Xhemal Qefalia (PS)
Bashkim Fino (PS)
Enkelejd Alibeaj, (PD)
Myslym Murrizi (PD)
Flamur Noka (PD)
Endrit Brahimllari (LSI)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY