Projektligjet antikorrupsion, sipas ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, kanë mangësi të theksuara për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut. Futja në ligj e dyshimit të arsyeshëm pa e përcaktuar qartë, sipas Manjanit është shkelje e të drejtave të njeriut. Këto vlerësime ministri Manjani i bëri në një tryezë ku po diskutohen ligjet antikorrupsion.
“Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në indicie është ta ulësh në thelb veprimtarinë prodhuese të prokurorisë në abuzim. Të drejtat e njeriut në këtë formulim janë tashmë në rrezik”, tha ministri.
Ligji për përgjimet gjithashtu për ministrin e Drejtësisë, është shkelje e privatësisë.
“U Kritikua në Britani dhe kur them atje ku besueshmëria e policisë dhe organeve hetimore janë super të rrepta, të garantuar dhe profesionistë por mgjths u debatua. Evropa Kontinentale ka një qëndrim tjetër, përfshi këtu edhe anglosaksonët të cilët janë më agresiv në kuptimin e survejancës. Ka praktika të Gjykatës së Strasburgut ku arrihet në konkluzionin se jo kudo dhe për gjithçka survejohet. Ne kemi bërë disa hapa në drejtim të mbikëqyrjes publike, pa diskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta që duhet ta bëjnë edhe pjesën e parandalimit edhe të përgjimit procedural por jo në banesë, jo në krevatin bashkëshortor dhe jo në tualet. Me audio dhe video thotë ligji”, u shpreh Manjani.
Në tryezën e konsultimit për ligjet antikorrupsion, Manjani tha se propozimi i dëshmitarit anonim është i pandershëm dhe në kundërshtim me legjislacionin ndërkombëtar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












