Dogana, ministri Ahmetaj shkarkon njeriun e Saimir Tahirit

Shares

Ndryshime të rëndësishme ne dogana. Vetem pak muaj para zgjedhjeve Edi Rama ka larguar nga doganat zv drejtorin e pergjithshem Besmir Qibini, raporton droni.al. Ai u vendos atje rreth nje vit me pare si pjese e marrveshjes mes ministrise se Brendshme dhe ministrise se Financave. Me pare ai mbante detyra te rendesishme ne policine e shtetit ku duket se donte rikthehet pas largimit.

besmir qibini_copy_1

Duket se klanet brenda qeverise po ashpersojne luften ndaj tyre. Me pare nje tjeter e besuar e Saimir Tahirit u largua, behet fjale per drejtoreshen e pergjithshme te tatimeve Brisida Shehaj. Pas saj eshte largimi i Qibinit cka donte thote se “beteja” brenda llojit mes ministrit te financave Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahirit tashme ka nxjerre fitues Ahmetajn i cili po vendos me shpejtesi njerezit e tij ne poste kyce, raporton droni.al.

Besmir Qibini ka qenë subjekt i deklaratve të shtypit të opozitës më shumë se një herë në fakt. Në një prej tyre kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj thoshte se ai u largua nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda.

“Një nga sejmenët e çiftit Tahiri-Shullazi, me lidhje të forta me këtë klan kriminal në aksin Tiranë-Durrës, është caktuar para disa javësh zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare, në krye të anti-kontrabandës dhe hetimit doganor. Pikërisht Besmir Qibini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës. Prej disa javësh ky person, dhe përmes tij krimi, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Shkurt, krimi ka çdo lehtësi për aktivitetet e veta të paligjshme, për trafikun e drogës dhe të armëve”, denoncoi Alibeaj një rast konkret.

Ndërkaq pas vrasjes së Elton Çiços u tha se arma që ai i mbante i përkiste Besmir Qebinit, zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Denoncimi erdhi nga një “oficer dixhital” dhe u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Qibini ka drejtuar gjithashtu edhe komisariatin policisë rrugore në Tiranë./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...