Grabitet një bankë rreth orës 04.30 të mëngjesit të sotëm. Banka është një degë e nivelit të dytë. Mendohet se grabitësit kanë kërcënuar rojën dhe kanë hyrë në objekt. Burimet thonë se ata kanë qene tre persona.
Personat kanë dhunuar personin që ruante bankën. Mendohet se kanë marrë një shumë parash por edhe kasafortën e kësaj banke që ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës.
Në polici janë thirrur rojet e objektit për të dhënë shpjegime.
Sipas burimeve shuma e grabitur ka qenë e konsiderueshme.
Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhë me dhunë dhe armë.
Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












