Ditëve të para të janarit me temperatura gati karakteristike për stinën e vjeshtës po iu vjen fundi. Sinoptikanët parashikojnë reshje bore duke nisur nga mbrëmja e sotme, ndërsa ditët ku do të ndjehet me të vërtetë dimri do jenë 20 deri në 26 janar, sipas Meteoalb.
“Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore”, njofton Meteoalb.
Sipas Meteoalb, dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/