VIDEO/ Arrestohet autori i grabitjes së supermarketit në Vlorë, policia i gjen kanabis në banesë

Shares

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e autori që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë. Mësohet se në banesën e tij janë sekuestruar armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen. Gjithashtu uniformat blu kanë zbuluar në banesën e tij edhe 5.74 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i policisë: Policia e Vlorës ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ”Hajro Çakërri”. Falë punës së mirorganizuar, e profesionale të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së, të shtetasit : Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht :

• 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.

Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar :

• 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
• 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
• fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.Mecaj, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2069026806717013/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...