Tiranë, vdes foshnja në mënyrë misterioze

Shares

Një foshnje tre muajsh ka vdekur në mënyrë te mistershme.  Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës. Raportohet se në rrugën e “Qelqit”, në banesën e gjyshes, ka vdekur foshnja A.B., banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dhe deklarimi i nënës Q.A., 15 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, shtojnë të njëjtat burime. Mësohet se foshnja i seksit mashkull rreth dy muajsh e gjysmë, pjesë e komunitetit rom, i ishte lënë në kujdestari gjyshes së tij nga e ëma. Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...