Në foto atentatori duke zbrazur automatikun mbi Danin
Pamjet e atentatit në Rinas ku tregohen momentet kur ekzekutohet Gilmando Dani dhe plagoset rëndë Muço Shaljani.
Janë publikuar pamjet e para të atentatit mafioz të ndodhur pasditen e së martës pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë Muço Shaljani.
Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur një automjet tip “Benz” i bardhë kalon pranë një mjeti tjetër të parkuar. Menjëherë më pas, dy persona të armatosur zbresin dhe hapin zjarr në drejtim të makinës ku ndodheshin Dani dhe Shaljani.
Nga pamjet duket qartë se gjithçka ndodh në pak sekonda, ndërsa autorët, nuk janë mjaftuar me kaq. Njëri prej tyre vrapon tek benzi i bardhë i ndaluar tashmë dhe qëllon përsëri në drejtim të Danit.
Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të zonës dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe lëvizjet e tyre para dhe pas krimit.
Gilmando Dani, i njohur më parë për lidhje me grupin e Emiljano Shullazit, mbeti i vdekur në vend, ndërsa Muço Shaljani ndodhet në gjendje kritike në spital. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












