Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Berlini lidhur me hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Rama u shpreh se “drejtësia bën punën e saj”, duke theksuar se çdo person është i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar gjykate.
“Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se ‘drejtësia bën punën e saj’. Balluku dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe është zëvendëskryeministrja e dytë nën hetim nga struktura e posaçme anti-korrupsion, pas Arben Ahmetajt, tashmë i akuzuar për korrupsion,” – raporton Deutsche Welle.
Rama nënvizoi se nuk do të komentojë asnjë rast konkret, duke përsëritur qëndrimin e tij për ndarjen e pushteteve.
“Deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe nuk mund të gjykohen nga gjykata popullore e politikës apo e mediave që i shërbejnë politikës,” – tha ai. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












