Katërnjakë te spitali “Kiço Glozheni”, shëndosh e mirë po shkojnë në shtëpi

Shares

Një çift u shtua me katër binjakë pak kohë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë. Ata sot do lënë spitalin pas një trajtimi të posaçëm aty për gati një muaj.

Përmes një postimi ministria e Shëndetësisë iu uron vogëlushëve jetë të gjatë.

“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro ardhur nga një shtatzani natyrale.

Jetë të gjatë vogëlushëve, të ciët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë.

Mirënjohje për përkushtimin bluzave të bardha në të gjithë vendin, në veçanti aty ku lind jeta!”, thuhet në postimin e ministrisë së Shëndetësisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...