“ Rama kërkon të çojë në 30 numrin e bashkive në vend”

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot reformën territoriale duke theksuar dy kushte të opozitës ndërsa bëri të ditur se Rama kërkon të çojë në 30 numrin e bashkive në vend.

“E kemi theksuar këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh.
Për reformën territoriale, ne kemi dorëzuar, në parlament ekziston një projekt i PD-së dhe opozitës për reformën territoriale i cili ndryshon si nata me ditën me projektin që ka ndërmend Edi Rama.
Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna.
Natyrisht reforma e parë e tij, ishte një katastrofë, një kaos. Mjafton të kujtoj këtu se, një qark me 120 mijë banorë, ka 7 njësi të qeverisjes vendore, një qark me 1 mln banorë ka 4 njësi të qeverisjes vendore. Kjo është e vërtetë për Tiranën dhe Gjirokastrën.
Kështu që për këtë të dytë, nuk mund të shprehem se edhe këtu kemi një kusht të panegociushëm, praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës”, deklaroi kreu i PD. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...