Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, kapitulli i fundit hapet këtë vjeshtë

Shares

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në Tiranë se Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se vendi ndodhet në rrugën e duhur drejt integrimit të plotë.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen vlerësoi ritmin e reformave dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare në tre vitet e fundit.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Ju keni bërë progres, por unë dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm – një shpejtësi rekord dhe një përshpejtim shumë të vërtetë në 3 vitet e fundit,” u shpreh ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi gjithashtu se Brukseli planifikon të hapë këtë vjeshtë grup-kapitullin e fundit në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Pesë nga gjashtë grup-kapitujt janë të hapur dhe ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. E di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit tuaj. Ne do të jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge,” shtoi Von der Leyen. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...