Has, inagurohet rruga Gorozhub-Pogaj, në ceremoni edhe Kurti

Shares

U inagurua këtë të shtunë në fshatin Gorozhub të Hasit rruga e re Pogaj–Gorozhub, një aks që lidh dy fshatra kufitare, në Shqipëri dhe Kosovë.

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Hysen Durmishi, kryetari i bashkisë së Hasit, Miftar Dauti, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

“Kjo është një pjesë e vogël e borxhit të madh që kemi ndaj këtij komuniteti, që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare”, tha kryeministri Kurti.

Në vitet ’98–’99, kjo zonë u godit nga bombardime në banesat e civilëve në të dy anët e kufirit nga forcat serbe. Shumë të rinj ranë dëshmorë në këto anë.

Rruga Pogaj–Gorozhub pritet të rrisë zhvillimin e zonës së Hasit, duke krijuar një lidhje të re jetike mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...