SPAK regjistron dosjen e Banker’s, prokuroria e Fierit shpall moskompetencën

Shares

SPAK ka regjistruar dosjen për skandalin Bankers, duke marrë në dorë hetimin nga Prokuroria e Fierit, e cila ka shpallur moskompetencë pasi gjatë hetimeve u zbuluan implikime të zyrtarëve të lartë dhe akuza për grup të strukturuar kriminal.
Detajet e hetimit
Prokuroria e Fierit nisi hetimet në dhjetor 2024, pas një referimi nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, duke zhvilluar hetime intensive për afro gjashtë muaj. Dosja akuzon Bankers Petroleum për krijim skemash mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje të detyrave nga organet tatimore. Kompania dyshohet se ka manipuluar bilancet financiare duke deklaruar humbje fiktive për 20 vite dhe përfiton rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh. Gjatë periudhës së hetimit u vu në pranga drejtori aktual Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, të cilët ndodhen në burg, ndërsa janë lëshuar 14 masa sigurie për persona dhe subjekte të përfshira në skemë. Hetimet zbuluan gjithashtu falsifikim dokumentesh dhe operacione financiare të dyshimta me operatorë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Transferimi në SPAK
Siç përcaktohet nga njoftimi i Prokurorisë së Fierit, ky organ shpalli moskompetencë për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në këtë çështje, duke kaluar dosjen dhe kompetencën për hetim te SPAK. Akuza përfshin elementët e grupit të strukturuar kriminal, të cilat janë në kompetencë të këtij institucioni të specializuar për hetimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...