Berisha komenton botimin në Itali: Edhe Edi Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas

Shares

Edhe Edi Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët e shpallur si organizata terroriste! Ekzistojnë përgjime të agjencive ndërkombëtare për takimin, tha sot kreu i PD, Sali Berisha.

“Unë jam sot këtu para jush për të rikujtuar përsëri takimin famëzi të Arubas, që u bë midis qeveritarëve shqiptarë dhe grupeve të fuqishme të narkosit shqiptar dhe ndërkombëtar.
Tashmë, ky takim nuk është vetëm kronikë e medieve shqiptare.
Nuk është vetëm denoncim i Sali Berishës, i cili në atë kohë, po të bëni një kontroll të kronikave tuaja, të lajmeve, i kam shtruar drejtpërdrejt pyetjen Edi Ramës: Ke marrë pjesë ti në takimin e Arubas apo nuk ke marrë?
Takimi i Arubas, sipas interceptimeve, tani nuk kemi më hamendje, sipas interceptimeve të antimafies italiane, të publikuara në një libër që ka dalë këto ditë, është zhvilluar me datën 19 janar të vitit 2019.
Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në Aruba, që është një nga zonat më të hapura, më të lira të botës, protektorat i Mbretërisë së Holandës.
Interceptimet për arsye, ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë në takim, nuk janë bërë publike.
Por autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës, dhe në mundësinë më të madhe, vetë Edi Rama.
Në një takim famëzi ku është diskutuar për Syrin dhe Malin e Tiranës, për kullat dhe stërkullat e Tiranës, sipas interceptimeve të sakta të antimafies italiane.
Këto interceptime disponohen dhe nga disa agjenci të tjera të vendeve partnere, Belgjika, Mbretëria e Holandës dhe agjenci të tjera.
Por unë citoj këto se kanë dalë në procese gjyqësore, nuk jam i autorizuar të citoj agjenci që nuk bëjnë njoftim se e disponojnë dosjen Aruba”, deklaroi Berisha.

Në vijim ai komentoi fakton se pse Rama nuk udhëtoi në Nju Jork.

“A ka lidhje anulimi i vizitës së tij në SHBA me këto lidhje? Nuk e di, nuk mund të them.

Por ajo që mund të them është se Edi Rama, pas Maduros, sot është i vetmi kryeministër i dokumentuar me lidhje direkte me organizatat narkoterroriste shqiptare dhe botërore”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...