Silva Caka është emëruar zëvendësministre e Brendshme dhe rikthehet në një rol të rëndësishëm ekzekutiv pas eksperiencës si deputete në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 2013–2019, kur ajo mori mandatin në qarkun e Beratit nga listat e LSI-së.
Ndërkohë, Edona Bilali është përzgjedhur për postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pas një mandati si Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në kabinetin “Rama III” gjatë viteve 2021–2023, periudhë pas së cilës ajo nuk arriti të zgjidhej deputete më 11 maj në qarkun e Shkodrës.
Po ashtu, Eugenta Tomini është rikthyer në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë, post që e ka mbajtur edhe më parë në vitin 2021, ndërsa ajo ka drejtuar edhe Institutin e Shëndetit Publik. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












