VIDEO/ Bardhi publikon pamje të tjera të kamerave të QV në Mallakastër

Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët.

Vetëm në një qëndër votimi në Kute të Mallakastrës, kamerat zyrtare të KQZ kanë fiksuar plot 69 raste të votimit të kontrolluar, që cenon rëndë fshehtësinë e votës. Për Bardhin fakti që votimi masiv i kontrolluar ndodh në çdo QV, është dëshmi flagrante se kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar kriminale të patronazhimit nga banda elektorale e Belinda Ballukut.

KOMENTI/ Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës në çdo qendër votimi, njësi administrative dhe bashki të qarkut Fier janë dëshmi flagrante se kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar kriminale të bandës elektorale të Belinda Ballukut.

Pamjet më poshtë i përkasin qendrës së votimit 3242, njësia administrative Kute, bashkia Mallakastër, në të cilat shfaqin 69 raste, ku komisionerë, vëzhgues apo patronazhistë të Partisë Socialiste votojnë në vend të qytetarëve apo kontrollojnë mënyrën se si ata votojnë.

Ajo që duhet të shërbente si qendër votimi ku qytetarët shprehin lirisht vullnetin për përfaqësuesit e tyre në Parlament, është shndërruar në një skenë krimi, me organizatore Belinda Ballukun dhe ekzekutues bandën e saj elektorale.

Shkelja e fshehtësisë së votimit dhe votimi më shumë se një herë janë krime të dënueshme deri në 3 vjet burg, por fatkeqësisht organet e hetimit vazhdojnë të heshtin përballë akteve më të shëmtuara në paligjshmërinë e tyre në historinë 35-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...