“A flet Lefteri, a flet Veliaj? Elvis Doçi ua përcakton kushtet po folën për Ramën”

Shares

‘Hape gojën po deshe, e ka plumbin mas veshi ai’, tha sot Berisha në lidhje me zhdukjen disaorëshe të Daniel Shimës. A flet Lefteri, a flet Veliaj? Elvis Doçi ua përcakton kushtet po folën për Ramën, tha ai.

“Hape gojën po deshe, e ka plumbin mas veshi ai. Çfarë flet. Ai pa atje që mund ta varrosnin të gjallë në bodrum. I thanë kaq, nuk po e bëjmë këtë. Se ata kishin hallin e tyre se u bë zhurmë. Po fole do pësosh atë.
A flet Lefteri, më thuaj ti mua. E qep. Tani kanë kapur këtë dosjen tjetër ‘EcoParkun’ e Porto Romanos. E thirrën Alqin, do thërrasin dhe Lefterin, do ua shtojnë dhe dënimet. E qep.
Sepse Elvis Doçi në qeli, ja përcakton kushtet, çfarë pëson Lefteri po foli për Ramën.
E njëjta gjë Erion Veliaj. E dini ju, nuk flet dot. Një, dy, tre, katër. Të shkurtër fare ata. Kështu që nuk bënte dot deklaratë tjetër. Kaq.
Tani nuk flet ai. Se ai po të ishte njeri i lirë, ai del dhe falënderonte mediat që ndoqën çdo minutë gjendjen e tij dhe shpëtuan. Nuk e injoruan ‘SOS-in’ e tij. Nuk flet dot ai”, tha sot kreu i PD, Sali Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...