Mashtrimi i qeverisë për eksportet, INSTAT numëron si eksport botet e naftës që shkojnë në Kosovë

Shares

Publikimi i shifrave që shënojnë rritje të eksporteve është një mashtrim me sa duket nga INSTAT përmes përfshirjes së mallrave tranzit si eksporte të Shqipërisë.

“Nuk ka mashtrim më banal, më primitiv.

Shkarkon Kosova naftë në Durrës me cisterna për ta transportuar me autobote në Kosovë, ky quhet eksport i Shqipërisë në Kosovë. Ky transit.
Identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore.
Shikoni me çfarë zyrtarësh kemi të bëjmë, të shpëlarë nga çdo karakter, qoftë profesional, intelektual, zyrtar, se si mashtrojnë popullin e vet.
Se si mashtrojnë botën.
Mos harroni se statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i.
Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë”, komentoi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...