Rrugët që do të ndiqen gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit

Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht.

Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit në këtë mal.

LËVIZJET ME MAKINA/
-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut”.

-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit (nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore ‘Antipatrea’ – Rrethrrotullimi i Kombinatit”; “Teqeja e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore ‘Antipatrea’ – Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut” dhe anasjelltas.

-Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali i Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë” dhe ”Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorrit” nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 deri në orën 24:00, gjatë të gjitha ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët, furgonat me mbi 8 shtetas dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu, janë të ndaluara qëndrimi dhe pushimi i mjeteve. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qendrimi dhe parkimi i mjeteve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...