Trump shtyn Putin drejt paqes në Ukrainë, kërkonbtakim javës tjetër dhe më pas një tryezë trilaterale me Zelenskin

Shares

Trump dhe Putin në një takim të mëhershëm gjatë mandatit të parë të Trump

Trump synon takim personal me Putinin javën e ardhshme, në plan edhe një takim tripalësh me Zelenskyy.

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon një takim personal me presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme, raportoi New York Times, duke cituar dy burime të njohura me çështjen.

Sipas raportimit, pas këtij takimi Trump ka ndërmend të organizojë një tjetër takim, këtë herë tripalësh, ku përveç Putinit do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.

Burimet e NYT pohojnë se Trump i ka ndarë këto plane gjatë një telefonate me disa liderë evropianë të enjten në mbrëmje.

Të dy takimet e propozuara pritet të jenë pa praninë e ndonjë përfaqësuesi evropian, dhe do të zhvillohen vetëm me pjesëmarrjen e Trump, Putinit dhe Zelenskit. r.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...