Zgjuar mes mungesës së ujit dhe ajrit të ndotur, qyteti i Elbasanit mes të cilëve edhe 20 mijë votuesit e Sarës janë shpërblyer me çmim dyfish të ujit dhe tymin e plehrave.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për dyfishimin e çmimit të ujit të pijshëm në Elbasan dhe bashkitë përreth, duke e cilësuar këtë si një “dhuratë” të qeverisë pas 11 majit.
Sipas Alizotit, qytetarët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Cerrikut, Belshit dhe Peqinit po detyrohen të paguajnë më shumë për një shërbim që nuk ekziston. “Në Elbasan do paguajmë më shumë, për të pirë më pak. Uji nuk vjen, por çmimi rritet”, shkruan ai, duke ironizuar gjendjen e rëndë të furnizimit me ujë.
Deputeti shprehet se qytetarët janë të detyruar të lahen me kova, ndërsa qeveria “lahet me milionat e shqiptarëve”, duke akuzuar për keqmenaxhim dhe indiferencë ndaj nevojave bazë të qytetarëve.
“Një rritje e pamëshirshme për një shërbim që nuk ekziston”, përfundon Alizoti, duke e cilësuar këtë vendim si simbol të një qeverisjeje që, sipas tij, e ka kthyer mungesën në luks me çmim të lartë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












