Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot videot skandaloze të farsës elektorale nga Kruja. Shihni se si u votua, ndërkohë që policia patronazhiste i kontrollonte me kamera mbi kokë, komentoi Berisha.
26391058-853a-47c7-add7-9cd5664ae566
KOMENTI/ Tani, rikthehemi tek problemi themelor, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqitparët. Farsa elektorale 11 maj, 2025.
Në themel te shkretimit të Shqipërisë, të përgjysmimit në 10 vite të popullatës së saj.
Në themel të rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend.
Në themel të dominimit total të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimi, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve me një ndërthurje të këtyre faktorëve, ndaj dhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besimin e plotë se, do të jetë një motiv i madh për ta për t’u ngritur dhe rivendosur me çdo çmim dhe me çdo kusht votën e lirë në Shqipëri, për t’u përballur me narkoshtetin.
Sot, këtu kemi video, nga një seri qendrash të Bashkisë së Krujës, ku ju do të shihni se si u votua në këtë bashki, ndërkohë që, policia politike e patronazhistëve kontrollonte në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese votën e qytetarëve, ose qytetarët votonin kolektivisht, ose votonin duke patur kamerat mbi kokë, në mënyrë që t’u lexohej vota.
Kjo është fshehtësia e votës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












