Maldrita Bardho hoqi dorë nga mandati i deputetes, duke ia lë vendin Zegjine Çaushit të PS në listën e hapur vetëm pak orë pas fitores në rinumërim duke kaluar Çaushin e cila kishte përfituar vota në mënyrë të padrejtë.
Vendimi u bë publik nga vetë Bardho përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se do të vazhdojë kontributin e saj për Partinë Socialiste, por jashtë Parlamentit.
“Ndihem e nderuar që qytetarët më vlerësuan si të denjë për t’i përfaqësuar në Kuvend, por kam marrë një vendim që e kisha menduar prej kohësh dhe që sot u përforcua përfundimisht: do të vazhdoj të jap kontributin tim për PS-në dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar”, shkruan Bardho.
Ajo theksoi se ia lë vendin me kënaqësi koleges së saj, Zegjine Çaushi, duke e vlerësuar për angazhimin e saj të sinqertë në fushatë dhe përballjen me sulme të padrejta.
“Zegjina ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se për veten. Sot më ndajnë vetëm 10 vota nga ajo, por jam e bindur se ajo e meriton të jetë në Kuvend për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”, përfundon Bardho.
Vendimi i saj vjen pas një urdhëri për të hequr dorë nga mandati ndërsa burime afër saj thanë se është shantazhuar. Një nder i tillë shpërblehet nga kryeministri Rama. Le të shohim në vijim se cili ka qenë ‘çmimi’. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/